Tre milionë vdekje në vit shkaktohen nga ndotja e ajrit

Autori:Gazeta Fjala

ndotja

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndotja e ajrit shkakton vdekjen e më shumë se 3 milion njerëzve në vit.

Prej tyre 80 për qind vdesin nga sulmi në zemër dhe 20 për qind vdesin nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes.

Sipas OBSH-së niveli i cilësisë së ajrit duhet të jetë PM2.5, por nga 1 mijë e 600 qytete në botë vetëm 12 për qind kanë cilësinë e ajrit sipas OBSH-së.

Niveli mesatar i ndotjes nëpër vende të tjera është nga 4 deri 12 herë më shumë sesa niveli i cilësisë sipas OBSH-së.

Sipas matësve të Ambasadës së ShBA-së niveli i ndotjes në Prishtinë është nga niveli 150 deri 500. Cilësia e ajrit në Prishtinë sillet nga niveli (150) që referohet cilësisë së ajrit ‘të pashëndetshëm’ deri në nivelin (500)- ku cilësia e ajrit është ‘e rrezikshme’.

E para në botë sa i përket numrit të vdekjeve nga ndotja e ajrit është Kina, me 1 milion vdekje. India është e dyta me 600 mijë vdekje në vit. Kurse në ShBA më shumë se 38 mijë vdekje në vit shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Transporti dhe energjia me burime të ripërtëritshme do të ndikonin që të zvogëlohej niveli i ndotjes së ajrit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tre-milione-vdekje-ne-vit-shkaktohen-nga-ndotja-e-ajrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala