Transferet potenciale në futboll

Autori:Gazeta Fjala

833022

Klubet angleze duket se janë më të zëshmet në transferet e merkatos së janarit.

Benzema në Liverpool?833022

Metro raporton se menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është duke e dëshiruar me cdo kusht sulmuesin e kalsit botëror Karim Benzema. Mendohet se ai mund të lëvizë nga Real Madrid në klumbin anglez për 38 milionë paund. Marca ka raportuar javën e kaluar se klubi mbretëror dëshiron ta shesë atë në mënyrë që të arrijë marrëveshje me Edison Cavanin.

Cuadrado në Chelsea, Salah dhe Schurrle jashtë?729192

Me mundësinë që Juan Cuadrado të lëvizë drejt Chelsea, Daily Mail raporton se skuadra nga Stamford Bridge do të rrisë ofertën duke shitur Mohamed Salah dhe Andre Schurrle. Emri i Salah është lidhur disa herë me klubin italian, Roma, ndërsa Schurle me klubin gjerman, Wolfsburg.

Tiote ne Arsenal?

840232 Daily Star raporton se Arsenal ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Check Tiote dhe janë duke e marrë në konsideratë t’i bëjnë një ofertë prej 9 milionë paundësh Neëcastle-s për mesfushorin e tyre.
Mendohet se shkuraja e tij në Arsenal mund ta bëjnë mesfushën e klubit londinez më luftarake, kur kihet parasysh fakti se ai ka marrë plot 51 kartonë të verdhë në 124 ndeshje të Premier Ligës.

Falcao në PSG, Cavani në Man Utd?828302

L’Equipe raporton se Manchester United planifikon që të nënshkruajë me Radamel Falcao gjatë verës duke e blerë përfundimisht nga Monaco. Por, ka mundësi që mënjëherë ai t’i bashkohet një klubi tjetër france, përkatësisht Paris Saint Germain në një marrëveshje që nënkupton nisjen e Edison Cavanit drejt Old Trafordit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/transferet-potenciale-ne-futboll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala