Trajtimi 24-orësh i infarktit akut refuzohet nga disa mjekë të QKUK-së

Autori:Gazeta Fjala

uran

Jo të gjithë mjekëve u ka pëlqyer vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që infarkti akut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të trajtohet gjatë 24 orëve të ditës, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta është informuar se një numër i konsiderueshëm i kardiologëve nuk do të pranojnë të kryejnë koronarografi e stentime, sipas këtij regjimi kohor.

Deri tash këto shërbime në QKUK janë kryer deri në orën 19:00 pasdite. Fundjavat, festat dhe orët pas këtij termini nuk janë trajtuar fare nga QKUK-ja.

Periudha kur kanë munguar shërbimet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro 2 milionë euro në vit.

Sabotimin e një pjese të mjekëve e kanë pranuar në mënyrë të tërthortë në QKUK. Por kanë thënë se edhe pa ta, Klinika ka kuadër të mjaftueshëm për të përballuar trajtimin e infarktit akut 24 orë.

Gazeta ka kontaktuar drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu. Ai e ka konfirmuar se disa mjekë i “frikësohen” këtij regjimi të punës.

“Janë shtatë kardiologë invazivë. Edhe unë, edhe Tefiki (v.j. drejtor i Klinikës) do të jemi në dispozicion edhe natën kur ka nevojë për ndërhyrje”, ka thënë ai…

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trajtimi-24-oresh-i-infarktit-akut-refuzohet-nga-disa-mjeke-te-qkuk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala