Trajkoviç kërkon mbrojtje: Po bëjnë ftesë për të më qëlluar

Autori:Gazeta Fjala

rada-600x360

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç ka reaguar pas një shkrimi në mediat serbe për të, ku thuhet se ajo ka qenë e përfshirë në hetimin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Trajkoviç, raportimet e tilla i ka quajtur të qëllimshme dhe të rrezikshme, derisa thotë se nuk është e vërtet që ka qenë e përfshirë në ato hetime, por vetëm si dëshmitare.

“Kjo është ftesë e qartë për të më qëlluar, ka shkruar sot në Twitter, me rastin e shkrimit të portalit beogradas “Alo”.

Trajkovic në këtë publikim u është drejtuar, duke i përmendur, kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic, si dhe përfaqësive diplomatike të ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe BE-së.

Në profilin në Twitter të gazetës serbe “Alo” ka shkruar për Rada Trajkovicin:

“Kjo grua u është bërë bashkëpjesëmarrëse shqiptarëve (përdoret shprehja fyese “shiptari”) dhe ka thurur komplot për vrasjen e Oliver Ivanovicit”.

Tëitti ndërlidhet me tekstin në të cilin shkruan: “Prokurori special i Kosovës ka kërkuar dje që Ndeljko Sapasojevicit dhe Marko Rosicit, të cilët më 23 nëntor të vitit të kaluar janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë të përzier në vrasjen e Oliver Ivanovicit, t’u zgjatet paraburgimi, ndërsa kërkesën e tij e ka argumentuar me dëshmin të cilën drejtësisë shqiptare i ka dhënë Rada Trajkovic”, transmeton “Danas”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trajkovic-kerkon-mbrojtje-po-bejne-ftese-per-te-me-qelluar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala