Trainkos ndan 2250 euro për kompresorë (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

treni trainkos

Ndërmarrja hekurudhore “Trankos Sha”, siç duket po ka mungesë kompresorësh për trenat me të cilët operon dhe ka nevojë urgjente për furnizim me ta.

Trainkos Sha ka shpallur tender në vlerë prej 2 mijë e 250 euro, për furnizim me kompresor për trenin motorik Y1, e që furnizimi duhet të bëhet 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin që ka publikuar kjo ndërmarrje në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik, shkruan Gazeta Fjala. Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se fitues i këtij tenderi është “EOR GROUP” SH.P.K., dhe se kontrata do të shpërblehet nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Kontrata është dhënë më 8 shtator 2017, ndërsa planifikohet të nënshkruhet më 18 shtator 2017. /Gazeta Fjala/.

kompresore

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trainkos-ndan-2250-euro-per-kompresore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala