Tito mund të jetë në monedhën 2 euro

Autori:Gazeta Fjala

auto_tito_2_euro1510485836

Javën e kaluar, portali kroat “Otvorena”, ka zhvilluar një anketë në të cilën kanë pyetur lexuesit se si do të dukej monedha prej 2 eurove në momentin që shteti kroat hyn në euro-zonë.

Pothuajse 50 për qind e lexuesve kanë votuar që në këtë monedhë të paraqitet fytyra e marshallit Josip Broz Tito. Ish-shefi i Jugosllavisë doli i parë në garën mes tij dhe presidentit kroat, Franjo Tugjmanit, kardinalit Aloysius Stepinac dhe Johnny B. Shtuliqit (ish-frontmen i ish-bendit jugosllav “Azra”), transmeton Koha.net.

Mes garuesve ka qenë edhe Nikolla Teslla, por që as ai nuk arriti t’i bënte ballë konkurrencës së fortë të Titos.

Mediumi në fjalë, me të marrë rezultatin, ka dizajnuar monedhën 2 euroshe me fytyrën e Titos.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tito-mund-te-jete-ne-monedhen-2-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala