Time Kadrijaj tregon nëse AAK do ta përkrahë rezolutën që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë

Autori:Gazeta Fjala

time-kadriaj1-780x439

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se partia e saj do ta mbështesë rezolutën e cila ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të negociojë për kufijtë e Kosovës.

Por, Kadrijaj ka theksuar se do ta votojnë këtë rezolutë, nëse ajo ka si pikë të vetme çështjen e mbrojtjes së kufijve ekzistues.

“Nëse pika e vetme e kësaj rezolute është që të mos diskutohet për kufijtë e Kosovës, atëherë AAK’ja do ta përkrah, por pak besoj se do të ndodh kjo nëse futen edhe pika të tjera”, deklaroi Kadrijaj për Gazetën inFokus.

Megjithatë, ajo thekson se vendimin përfundimtar do ta marrin nesër, kur të mblidhen si grup parlamentar.

Gjatë ditës së hënë në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u caktua seanca për të martën, Avdullah Hoti nga LDK dhe Dardan Sejdiu nga PSD u shprehën të bindur se do t’i kenë votat për këtë rezolutë. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/time-kadrijaj-tregon-nese-aak-do-ta-perkrahe-rezoluten-qe-ia-ndalon-thacit-te-flas-per-kufijte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala