Time Kadrijaj i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Autori:Gazeta Fjala

28279168_1885929244785594_2181261803068517684_n (1)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së,  Avdullah Hotit, për shpërbërjen e  Kuvendit.

Në një prononcim për “Infokusin” ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj është stabile dhe nuk rrezikon të bie pavarësisht presionit të opozitës.

“Detyra e opozitës është prej fillimit të mandatit të një qeverie me kërku shkarkimin e asaj qeverie duke tentuar që  me qenë në pushtetë, nëse Avdullah Hoti i kish pas numrat nuk ish bërë qeveria fare, qeveria i ka numrat stabil dhe po funksionon si duhet”, ka thënë Kadriaj.

cialis black 800mg purchase Viagra Super Active cheap
Po ashtu deputetja e AAK-së, ka komentuar edhe vendimin për rritje të pagave të kryeministrit dhe kabinetit të tij duke thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta respektojnë çfarëdo qoftë ai.

“Arsyeja pse deputetët e opozitës nuk kanë votuar është sepse opozita nuk ka qenë e dakorduar, sepse për një vendim të Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave vetëm ju kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim, nëse ka qenë e ligjshme apo e paligjshme dhe qeveria po e pret interpretimin nga Gjykata  Kushtetuese. Cili do qoftë vendimi që e sjell Gjykata Kushtetuese besoj që qeveria do ta respektojë sepse qeveria vetë e ka pezulluar këtë vendim deri në vendimin e Gjykatës “, ka thënë Kadriaj për Infokusin.

Ajo ka akuzuar opozitën, e cila sipas saj vetë e kanë dërguar për interpretim vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe vetë nuk po e presin vendimin e Gjykatës “dhe po dojnë me vendosë vetë se çka me bo”.

Gjatë ditës së martë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.

“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”, ka thënë Hoti./INFOKUSI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/time-kadrijaj-i-kunderpergjigjet-avdullah-hotit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala