Tifozët e Crvena Zvezdës fyejnë shqiptarët në kufirin e Jarinjës

Autori:Gazeta Fjala

Zvezdaa-600x360

Tifozët e Crvena Zvezdës i kanë fyer shqiptarët me këngët që i kënduan në pikën kufitare të Jarinjës, ku nuk u lejuan të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës

Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur si “Delije” kanë kënduar këngë fyese për shqiptarët në pikën kufitare të Jarinjës.

Ata nuk janë lejuar të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës, ndërkohë nga mllefi kanë nisur të këndojnë këngë nacionaliste.

“Shqiptarët u ngritën në këmbë për të na e marrë Kosovën, por Shën Sava na ka lënë një amanet për ta mbrojtur Kosovën tonë”, kanë kënduar ata.

Gjithashtu, tifozët serbë kanë kënduar edhe “Oj Kosovë o vendi im”, duke pretenduar se Kosova është vend i tyre.

Sidoqoftë, njëjtë si ta, as kontingjenti i ekipit të Crvena Zvezdës nuk u lejua të futej në territorin e Republikës së Kosovës, duke u penguar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Ekipi serb po planifikonte ta zhvillonte sot ndeshjen e Kupës së Serbisë në Kosovë ndaj Trepçës serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tifozet-e-crvena-zvezdes-fyejne-shqiptaret-ne-kufirin-e-jarinjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala