Therje me thikë në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

thika11

Një peronë në mbrëmjen e së hënës ka marrë lëndime trupore si pasoj e therjes me thikë. Ngjarja ka ndodhur  në Rrugën “Llapi” në Prishtinës

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë agresorin dhe të njëjtin e ka prangosur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/therje-me-thike-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala