Thaçi shkon për ta ngushëlluar Milaim Zekën pas vdekjes se nipit

Autori:Gazeta Fjala

73364127_984344668594243_1149541927985610752_n-852x460

Pas vdekjes në moshë të re të nipit të Milaim Zekës, për të ngushëlluar këtë familje po shkojnë figura të ndryshme, shkruan Gazeta inFokus.

E së fundi për të ndarë dhimbjen me familjen e Zekës, ka shkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka njoftuar Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Njerëzit po vazhdojne te na zvogëlojnë dhimbjen për humbjen e Denisit tone te shtrenjte.
Ne mesin e qindra miqeve dhe dashamireve, sot per kryeshnosh ishte edhe Presidenti i Kosoves, zotri Hashim Thaçi” ka shkruar ai.

Ditë më parë nga një sëmundje e rëndë në tru ka ndërruar jetë djali i motrës së Zekës, Denis Gullbovci./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-shkon-per-ta-ngushelluar-milaim-zeken-pas-vdekjes-se-nipit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala