Thaçi petrol (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

thaci

Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk merret me tregti me naftë e derivate të saj. Por, pavarësisht kësaj kjo ministri e ka në planë bërjen e një pazari goxha të madh me arin e zi.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për kontratë, të cilin e posedon Gazeta Fjala, kërkon të blejë 54,000 litra naftë, 1,800 litra benzinë e që është edhe më e çuditshmja varësit e Thaçit kanë kërkuar 3,600 litra ujë për xhama të automjeteve.

E gjithë kjo sasi Ministrisë së Punëve të Jashtme i duhet për një afat kohorë prej vetëm një viti. Ndërsa kontrata me operatorin do të bëhet për tri vitet e ardhshme. Në njoftimin për kontratë janë specifikuar edhe kushte tjera duke përfshirë çmimin e afatet kohore.

Cilado kompani që do të fitoj tenderin për furnizim, sipas kërkesës së MPJ-së duhet të filloj furnizimin me derivate nga muaji prill i këtij viti deri në prill të vitit 2018.

Ndërkaq, për të fituar këtë tender, kompania duhet të dëshmoj se në tri vitet e fundit ka pasur qarkullim 100 mijë euro.

Aktualisht Ministria e Punve të Jashtme  për të gjithë stafin ka në dispozicion vetëm 17 vetura, ku vetëm 7 nga to kanë të instaluar GPS-in.

thaqi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-petrol-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala