Thaçi: Përfshirja e Kosovës në rend dite në agjendën e UNESCO-s, fitore procedurale

Autori:Gazeta Fjala

Hashim-Thaci

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur si fitore të vogël procedurale, aprovimin e agjendës përfundimtare të bordit ekzekutiv të UNESCO-s, ku është përfshirë edhe pika për anëtarësimin e Kosovës.

Ai në Facebook shkruan se tani është e rëndësishme të përqendrohen në votim, në javën e ardhshme.

Lexoni të plotë postimin e tij.

“Në Paris, para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare, ku është përfshirë edhe pika për anëtarësimin e Kosovës, e sponsorizuar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale, por e rëndësishme sepse tani mund të përqendrohemi në votimin javën e ardhshme”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-perfshirja-e-kosoves-ne-rend-dite-ne-agjenden-e-unesco-s-fitore-procedurale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala