Thaçi nënshkruan marrëveshjen e cila i sjellë Kosovës 49 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

th_1505128367-373501

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Uashington për një vizitë zyrtare, ka treguar se gjatë ditës së nesërme do të nënshkruajë marrëveshjen e investimeve me MCC-në e cila do t’i sjellë Kosovës 49 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se kjo është hera e parë në historinë e agjencionit qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Nesër do ta nënshkruajmë marrëveshjen e investimeve me MCC-në.
Është hera e parë në histori të këtij agjencioni qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.
Është fjala për investime të menjëhershme në fushat, si energjia efiçente dhe lufta kundër korrupsionit.

Falënderoj lidershipin e MCC-së, kongresmenin Engel, stafin e USAID-it, si dhe ekipin kosovar të udhëhequr nga Petrit Selimi për punën e madhe që kanë bërë ashtu që këto investime të aprovohen në afat rekord.HTH

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-nenshkruan-marreveshjen-e-cila-i-sjelle-kosoves-49-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala