Thaçi në Shqipëri, diskuton për fuqizimin e dy shteteve

Autori:Gazeta Fjala

Hashim Thaçi ka vizituar sot Shqipërinë për herë të parë si President i Kosovës.

Në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë në Shqipëri, Thaçi ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Republikën e Shqipërisë e kam vizituar shumë herë, por sot e vizitova zyrtarisht si President i Republikës së Kosovës. Në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë ne diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyer për njëri-tjetrin, për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane”, ka shkruar Thaçi.

“Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi thekson se marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-ne-shqiperi-diskuton-per-fuqizimin-e-dy-shteteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala