Thaçi ndaloi miratimin e Rezolutës për dialogun

Autori:Zekirja Shabani

hashim-thaci-kosovo-president-thaci-meets-epxtv8lzsanl_1544033979-300453

Ka mjaftuar një mospajtim nga presidenti Hashim Thaçi drejtuar zyrtarëve të PDK-së, që të dështojë gjatë së martës në Kuvend votimi i ekipit negociator për dialogun.

Draft-ligji dhe projekt-rezoluta për këtë proces, e iniciuar nga PSD-ja, Nisma dhe Alternativa, nuk e patën përkrahjen edhe të PDK-së. Për këtë parti është i papranueshëm zvogëlimi i rolit të presidentit Hashim Thaçi në dialog. Iniciuesit e kësaj nisme presin nga PDK-ja që ta përkrahin draft-ligjin dhe projekt-rezolutën për dialogun me Serbinë.

Pushteti dështoi të martën ta votojë draft-ligjin dhe projekt-rezolutën për dialogun, pasi PDK-ja nuk do të pranojë që roli i presidentit Hashim Thaçi të zvogëlohet në këtë proces.

Kjo nismë e PSD-së, Nismës Socialdemokrate dhe Alternativës, e përkrahur edhe nga AAK-ja, duket se po shkon drejt dështimit, transmeton KTV.

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica, thotë se konsensusi i brendshëm për dialogun është i domosdoshëm, por duke mos e prekur rolin e presidentit në dialog.
Kjo parti e dëshiron Thaçin në krye të këtij procesi.

PSD-ja që është shprehur e gatshme që Shpend Ahmeti t’i bashkohet Fatmir Limajt si bashkëkryesues i ekipit të dialogut dhe thotë se konsensusi politik nuk mund të kushtëzohet për protagonizëm të një njeriu.

Dy partitë e tjera në pushtet, Nisma Socialdemokrate dhe AAK-ja, thonë se tashmë është PDK-ja që duhet të vendosë nëse do ta përkrahë apo jo nismën e tyre.
Këto parti besojnë se mund të arrihet pajtueshmëri për këtë iniciativë për dialogun me Serbinë.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kundërshtojnë projekt-rezolutën dhe draft-ligjin për dialogun të iniciuar nga PSD-ja dhe partitë në pushtet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-ndaloi-miratimin-e-rezolutes-per-dialogun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala