Thaçi kujton 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir

Autori:Gazeta Fjala

23561426_1699541110116241_1895858661458891606_n

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku është mbrojtur identiteti kombëtar.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook  ka thënë se ky vendim i tyre, forcoi edhe orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit:

Sot është 109 vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit.

Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe. HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-kujton-109-vjetorin-e-fillimit-te-kongresit-te-alfabetit-ne-manastir/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala