Thaçi kritikon ndërkombëtarët për Reçakun, “Heshtja e tyre ia hapi gojën Serbisë”

Autori:Gazeta Fjala

79681155_434139243944982_7810912702297014272_n-720x460

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Këtu, Thaçi ka kritikuar ndërkombëtarët, duke thënë që nuk vijnë të paktën as për homazhe në këtë vend, shkruan gazeta inFokus.

E kështu, sipas tij, kjo lloj amnistie po i jep mundësi Serbisë që të mohojnë krimin e kryer.

”Fakti që ndërkombëtarët nuk vijnë të bëjnë homazhe e të sjellin një lule të paktën, atëherë kjo lloj amnistie ia jep mundësinë që Serbia t’i mohojë këto masakra. Përderisa nuk ndëshkohen ata i mohojnë”.

”E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet edhe madje duke etiketuar dhe fyer të vrarë në Kosovë. E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”.

Thaçi në Reçak erdhi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe në kohën kur zyrtarët më të lartë të Serbisë në mënyrë skandaloze po e mohojnë Masakrën e Reçakut.

”Sot kam zgjedhur të vizitojë Reçakun që është pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë në kuadër të fushatës së gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë”.

”Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë. Ka vrarë rreth 1300 fëmijë ndërsa aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 mijë gra në të njëjtën kohë kemi rreth 13 mijë shqiptarë civilë të vrarë. Ritheksoj: Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë”.

Shefi i shtetit, tha që Kosova, po punon pandërprerë për të respektuar të drejtat e njeriut pa dallim, shkruan gazeta inFokus.

”Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për çka shteti i Kosovës po punon maksimalisht por në të njëjtën kohë ne gjithmonë duhet të kalojmë të kaluarën që të ecim gjithmonë përpara dhe per të ardhme të sigurt pa dallim të qytetarëve për të ardhmen tonë euroatlantike”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-kritikon-nderkombetaret-per-recakun-heshtja-e-tyre-ia-hapi-gojen-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala