Thaçi kërkon propozime për ata që meritojnë të dekorohen me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Autori:Gazeta Fjala

Presidenca

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore do të nderojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: [email protected];

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-kerkon-propozime-per-ata-qe-meritojne-te-dekorohen-me-medaljen-e-dhjetevjetorit-te-pavaresise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala