Thaçi: KEK-u arriti të pamundurën

Autori:Gazeta Fjala

Njazi-Thaçi-852x460

Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur atë që askush nuk e ka pritur në dhjetë vitet e fundit.

Gjiganti i prodhimit energjetik në Kosovë, pavarësisht kushteve dhe vjetërsisë sipas drejtorit të kësaj korporate, Njazi Thaçi, është kthyer nga një barrë e buxhetit të shtetit në një kontribues dhe garantues i sigurisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Kosovës.

Këto të arritura, ai i ka shpalosur në konferencën parë pas anëtarësimit të Kosovë në CIGRE, e cila po zhvillohet në Prishtinë.

“Sa i përket KEK-ut, ndihem shumë i lumtur që në 10 vitet e fundit me një strategji efikase dhe me një përkushtim shumë të madh kemi arritur, thuajse atë që ka qenë e pamundur, duke filluar në stabilitetin e njësive gjeneruese, mihjeve të reja, prodhimin e qymyrit e deri në përmirësimin e ambientit të cilin e kemi trashëguar në gjendjen më alarmante sa i përket ndotjes së tokës dhe ajarit. Për ma shumë se kaq, kemi arritur ta kthejmë Korporatën nga një barrë e buxhetit të shtetit në një kontribuues dhe të garantojmë siguri e furnizim me energji elektrike për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai këtë arritje e konsideron të jetë falë menaxhimit të mirë dhe përkushtimit të punëtorëve dhe inxhinierëve profesional, shkruan gazeta inFokus

“E gjithë kjo falë menaxhimit të mirë, përkushtimit të punëtorëve dhe veçanërisht inxhinierëve profesional të përkushtuar qe kanë arritur të mbajnë në gjendje optimale stabilimentet për prodhim përkundër vjetërsisë se tyre”, ka thënë Thaçi.

Ai ka inkurajuar inxhinierët e rinjë që të shfrytëzojnë mundësit që jep të qenit pjesë e CIGRE, duke rritur e përmirësuar njohuritë dhe diapazonin e te arriturave inxhinierike në përgjithësi. /Gazeta inFokus/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-kek-u-arriti-te-pamunduren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala