Thaçi: Jemi në pritje të rekomandimit për liberalizimin e vizave

Autori:Gazeta Fjala

????????????????????????????????????

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, jorezident për Kosovën, Mats Staffansson.

Thaçi është shprehur se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi që partitë e tërë spektrit politik janë ulur të bisedojnë për zbatimin e MSA-së.

Ai ka thënë se janë në pritje të rekomandimit për liberalizimin e vizave duke shtuar se prioritetet e presidencës janë sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit.

Nga ana tjetër, ambasadori suedez, Mats Staffansson, përgëzoi presidentin Thaçi që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe shtoi se tani vëmendja duhet të kthehet te fuqizimi i institucioneve të Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se do të punojë për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, se do të mbështes dialogun me Serbinë dhe dialogun konstruktiv me Bashkimin Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-jemi-ne-pritje-te-rekomandimit-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala