Thaçi e McCain: Themelimi i ushtrisë, domosdoshmëri për Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Thaci-650x358
Presidenti Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar edhe me senatorin John McCain
Sipas Thaçit, ata të dy janë pajtuar që Kosova e ka të domosdoshme të themeloj ushtrinë e saj, transmeton lajmi.net

Njoftimi i plotë i presidentit:

Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës.

Diskutuam për të gjitha zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që ShBA-ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë.

Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror.

Mikun tonë, senatorin McCain, e ftova që ta vizitojë Kosovën dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë vizitë në të ardhmen. HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-e-mccain-themelimi-i-ushtrise-domosdoshmeri-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala