Thaçi: Dialogu do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në OKB

Autori:Gazeta Fjala

thaqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në një intervistë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja historike ndërmjet dy shteteve do të arrihet brenda këtij viti.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë do të sjellë normalizim të plotë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-dialogu-do-te-perfundoje-me-anetaresim-te-kosoves-ne-okb/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala