Thaçi: Demarkacioni, çështje vetëm e Kosovës (Video)

Autori:Gazeta Fjala

Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Washington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015, version ky që kryeministri i tanishëm vazhdon të mos e pranojë.

Presidenti Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet të plotësohen detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian.

Thaçi ka komentuar krijimin e Qeverisë, duke thënë se ‘Kosova nuk u vonua në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi pas gjashtë seancave të dështuara në Kuvend.

Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon rëndësinë e ratifikimit të tij, pa komentuar përpjekjet e Haradinaj për ta ndryshuar versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkruar.

Presidenti i vendit, na një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka thënë se demarkacioni tani është vetëm çështje e Kosovës.

“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërore Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në pParlament”, është shprehur Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve.

“Fqinjësia e mirë gjithashtu duhet të ngadhënjejë. Është në interesin e të dy shteteve, të rajonit, por edhe edhe te vetë investimet e Bashkimit Evropian që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Paqja mes Kosovës e Serbisë do të thotë stabilitet në rajon”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-demarkacioni-ceshtje-vetem-e-kosoves-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala