Thaçi publikisht distancohet nga idetë për ndarjen e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

thaqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë shumë i ashpër kur është pyetur rreth mundësisë për shkëmbin territori në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë në një  konferencë me presidentin slloven, se respektimi i integritetit territorial është shumë i qartë për Kosovën, duke i quajtur spekulime lajmet e fundit për mundësin e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i ka quajtur gjëra të kota debatet për ndarjen e Kosovës.

“Ne po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë me 115 njohje ndërkombëtare. Ky është sukses historik. Ne i dimë pengesat që i kemi pasur për anëtarësimin e Kosovës nëpër mekanizma  ndërkombëtar. Kosova ka integritetin e paprekshëm i njohur dhe i pranuar ndërkombëtar. Janë shqetësuese debatet për gjëra të kota dhe për mua këto tema janë të vdekura. Ka pasur më herët ide për ndarje madje prej liderëve të Kosovës. Po flas për shkëmbim, mirëpo unë kam qenë i qartë gjithmonë. Respektimi integritetit territorial është i qartë për Kosovën. Ide të tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës, por dua të them edhe lakimi i emrit tim nuk është i rastësishëm. Dhe unë i kuptojë këto sponzorizime”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se Bibël dhe Kuran për të është deklarata e pavarësisë së Kosovës.

“Bibël dhe Kuran është deklarata e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke iu referuar që ndarja e Kosovës dhe shëkbimet territoriale janë të pamundshme.

“Kosova është vend sovran dhe vendos vet. Kush mendon se ne diskutojmë për Kosovën përmes Shqipërisë e ka gabim”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/thaci-bibel-dhe-kuran-eshte-deklarata-e-pavaresise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala