Teuta Rugova nuk i bindet përsëri Mustafës, s’i shkon në takim për mocionin

Autori:Gazeta Fjala

Teuta-Rugova-1-730x440-600x360

Teuta Rugova, e bija e ish-Presidentit Rugova, ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së ku do të diskutohet mocioni për Qeverinë Haradinaj.

Teuta Rugova e cila ka marrë mijëra vota nga votuesit besnikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë legjislaturë është rreshtuar në anën e koalicionit PAN duke mos i’u bindur partisë së saj brenda Kuvendit të Kosovës.

Tani kur opozita në Kuvend po koordinohet që të sigurojnë votat për mocionin ndaj qeverisë Haradinaj, duket se LDK-ja nuk do të llogarisë në votën e Teuta Rugovës.

Deputetja Rugova, njihet për pasivitetin e saj brenda seancave parlamentare, me mungesa të shumta e pa ndonjë aktivitet parlamentar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/teuta-rugova-nuk-i-bindet-perseri-mustafes-si-shkon-ne-takim-per-mocionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala