Testimet e gjakut tregojnë për rrezikun e lindjes së hershme dhe abortit spontan

Autori:Gazeta Fjala

98570026_gettyimages-669281412

Një testim i gjakut që realizohet në 12 javët e para të shtatzënisë mund të tregoj për rrezikun e abortit spontan apo të lindjes së parakohshme, kanë treguar studimet e para.

Mjekët amerikan besojnë që kanë gjetur molekulat në gjak të cilat lidhen me komplikimet e lindjes, disa muaj para se të shfaqen simptomat e para.

Këto të gjetura mund të ndihmojnë mjekët që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar lindjet e parakohshme.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar që këto të dhëna ende nuk janë të sakta dhe se studimi është në fazat fillestare.

Përmes këtij testimi të gjakut analizohen molekulat e quajtura microRNA, të cilat gjendet në qelizat e gjakut në shtratin e placentës – membranë e trashë që kufizon mitrën gjatë shtatzënisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/testimet-e-gjakut-tregojne-per-rrezikun-e-lindjes-se-hershme-dhe-abortit-spontan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala