Terroristi në armën e tij kishte emrin e serbit që vdiq në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

sulmiii

Vrasësi i cili realizoi masakrën në një nga xhamitë në Zelandën e Re, në armën e tij kishte shkrime cirilike, në mesin e tyre edhe emra në gjuhën serbe.

Terroristi, i cili mori pjesë sot në masakër, duke vrarë 49 vetë dhe duke plagosur 20 të tjerë, kishte të shkruar emrat cirilikë: Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar.

Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’, shkruan IndeksOnline.

Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.

Një tjetër nga emrat që terroristi i shkroi në armë ishte Sherban Kantakuzin. Ai është një princ vllehe (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/terroristi-ne-armen-e-tij-kishte-emrin-e-serbit-qe-vdiq-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala