Termokos paralajmëron shkyçje masive, rreth 15 milionë euro borxh tij

Autori:Gazeta Fjala

Termokos-View-1024x768-852x460

Termokos-i ditë më parë filloi sezonin ngrohës. Por kjo ndërmarrje publike po përballet me problemin e inkasimit të borxheve. Janë rreth 15 milionë euro që konsumatorët i kanë borxh Termokos-it.

Drejtori Arsim Fetahu, thotë për EO se qytetarët nuk e shfrytëzuan Ligjin për Falje të Borxheve.

“Borxhet ndaj kompanisë janë diku rreth 15 milionë, por besoj me masat që jemi duke i ndërmarr që këtë borxh ta zvogëlojmë minimalisht. Borxhi kryesisht ka të bëjë për periudhën e projektit të koogjenerimit dhe një pjesë e qytetarëve edhe pse kanë pas mundësi nëpërmjet ligjit për faljen e borxhit nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe ato ka ngelur dhe vazhdojnë të mbesin dhe me masat që do t’i marrim në këtë sezon dhe sezonin tjetër gjithçka do të rregullohet”, thotë ai.

Drejtori i Termokos-it paralajmëron të gjithë borxhlinjtë që nëse nuk i shlyejnë obligimet ndaj kësaj ndërmarrjeje do të marrin masa, duke mospërjashtuar edhe shkyçjet masive.

“Patjetër që do të ketë shkyçje por fillimisht do t’i dërgohen dy vërejtje dhe pastaj do të dërgohet edhe lënda në përmbarues dhe gjithashtu të bëhet dhe ekzekutimi i shkyçjes fizike në ato vende ku ka mundësi ndërsa në ato vende ku nuk ka mundësi do të informojmë të gjithë banorët që kjo ndërtesë nuk është duke kryer obligimet dhe do të detyrohemi që ndoshta ta ndërpremë gjithë objektin”, tha ai.

Fetahu bën të ditur se këtë vit në sistemin ngrohës janë kyçur për herë të parë disa objekte kolektive të reja në Kalabri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/termokos-paralajmeron-shkycje-masive-rreth-15-milione-euro-borxh-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala