“Termokos”, gati për dimër

Autori:Gazeta Fjala

termokosi1-640x300_1507878854-8762887

Zyrtarë të NP “Termokos” njoftuan se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Kështu i tha RTK-së Naser Canolli, kryeshef i NP “Termokos”.

Canolli tha se gjatë verës kanë bërë përgatitjes dhe janë në fazën e fundit të testimit që të dielën të startojnë me ngrohje.

Ai tha se ngrohja do të bëhet deri më 15 prill të vitit që vjen. Sipas tij, do të ngrohen lagjet të cilat kanë pasur sistem ngrohjeje edhe më herët, por edhe një pjesë e banorëve të rrugës B.

Ai tha se janë në marrëveshje me Komisionin Evropian që të zgjerojnë rrjetin e ngrohjes edhe në disa ndërtesa në qendra që tash nuk janë të përfshira , në Ulpianë, e po ashtu në rrugën B disa ndërtesa dhe disa në lagjen Kalabria.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/termokos-gati-per-dimer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala