Tërmeti godet Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

656X37357875termete

Një termet me fuqi prej 4.3 shkallë të Rihterit ka goditur Kosovën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Tërmeti kishte epiqendër Rrafshin e Dukagjinit dhe është ndier në orën 2 e 30 minuta të së mërkurës në Pejë, Gjakovë, Burim, Deçan, Klinë si dhe në Skenderaj dhe Mitrovicë. Rreth 15 minuta më vonë është ndier edhe një termet tjetër i intensitetit më të ulët prej 2.6 shkallë të Riterit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/termeti-godet-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala