Tentim vrasjeje në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

arme-zjarri

Në rrugën Aleksander Fleming në Prizren, të mërkurën një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar nga dy të panjohur.

Policia raporton se personi në fjalë ka deklaruar se të dyshuarit edhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke tentuar që ta vrasin.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jete. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë te kalibrit te panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tentim-vrasjeje-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala