Tentim vrasje në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

vetvrasje-arme-500x330

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë me datën 03.12.2016, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

B. B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tentim-vrasje-ne-prishtine-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala