Tensionohen raportet Rumani-Hungari

Autori:Gazeta Fjala

rumun

Tensionet mes Rumanisë dhe Hungarisë po rriten, pas një deklarate të kryeministrit rumun Mihail Tudose, i cili kërcënoi me varje anëtarët e pakicës hungareze në rajonin e Szeklerland, në të cilin hungarezët etnikë janë shumicë.

“Nëse flamuri i komunitetit Székely do të valëvitet mbi institucionet, të gjithë do të valëviten pranë tij”, citojnë mediat rumune, kryeministrin Tudose.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili të premten thirri ambasadorin rumun në Budapest për të kërkuar shpjegime në lidhje me deklaratën e kryeministrit.

Szijjártó tha se nuk ishte i kënaqur me shpjegimin e ambasadorit.

“Kërcënimi i një bashkësie etnike me ekzekutimin ishte “krejtësisht e papranueshme”, tha Szijjártó, duke shtuar se debati mbi hungarezët etnikë në Rumani duhet të mbahet “në mënyrë të civilizuar”.

Në Rumani jetojnë rreth 1.2 milionë njerëz, në Transilvani, një rajon i dikurshëm i Perandorisë Austro-Hungareze që u bë pjesë e Rumanisë në fund të Luftës së Parë Botërore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tensionohen-raportet-rumani-hungari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala