Televizioni francez bën reportash për “Parajsën e Fshehur” në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_77 (2)

Rugova, konsiderohet një prej vendeve me natyrën e pamjen më të bukur në Kosovë.

Kështu, ky vend, i ka ra në sy edhe një televizioni francez, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë mënyrë, gazetarët i kanë kushtuar edhe një reportazh kësaj ane.

Atë, e kanë titulluar “Parajsa e Fshehur”, ku thonë që është vend i mbuluar me pyje, ku rrjedhin lumenj me ujë si kristal, shkruan gazeta inFokus.

“E mbuluar me pyje, në të rrjedhin lumenj me ujë të pastër si kristal. Ne kishim mundësi të bënim shumë aktivitete në këtë vend”, thuhet tutje në reportazh derisa realizatorët tregojnë klipe të tyre duke bërë aktivitete të ndryshme të mundshme në Rugovë, sikur hikingu, alpiznimi dhe ngjitja nëpër male të larta nëpërmes rrugës “Via Ferrata”, lëshimi në zip-line, vizita nëpër shpellat e këtij vendi, soditja e pesiazheve malore etj”./Gazeta inFokus/

https://www.facebook.com/PortaliPEJANews/videos/2153640811596881/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/televizioni-francez-ben-reportash-per-parajsen-e-fshehur-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala