Telashe me kreditë e këqija

Autori:Zekirja Shabani

A bank employee counts Euro notes at Kasikornbank in Bangkok

Shtetet e Ballkanit Përëndimor po përballen me telashe të mëdha me kredi. Shuëm kredimarrës nuk po i kthejnë si rezultat i aftësisë së dobët paguese dhe kushteve të rënda socio-eknoomike.

Ritmi i uljes së huave me probleme (NPL-të) në Ballkanin Perëndimor ka qenë i ngadaltë, sipas raportit të FMN-së.

Faktorët e brendshëm janë të rëndësishëm në shpjegimin e mungesës së progresit në terren, pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme nga bankat. Shitja e portofolave të huave me probleme dhe transferimi i mbledhjes tek të tretët ka qenë relativisht i rrallë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pak vende, si Letonia, Rumania, Moldavia, Rusia, Estonia dhe Polonia, së bashku me Serbinë në Ballkanin Perëndimor janë përpjekur për të rishikuar regjimin e aftësisë paguese apo kanë nxitur ristrukturimet jashtë gjykatave. Faktorët e jashtëm kanë penguar gjithashtu progresin.

Një listë e gjatë pengesash në fushën ligjore, juridike, të taksave dhe aspekteve rregullatore po mbajnë peng zgjidhjen e kredive me probleme. Një vëzhgim nga Nisma e Vjenës për Koordinimin Europian Bankar (2012) i institucioneve ndërkombëtare dhe bankave që operojnë në rajon ka identifikuar çështjet e mëposhtme, të cilat natyrisht nuk zbatohen domosdoshmërisht në çdo vend:

  • Ekzekutimi i kolateralit zgjat për një kohë të gjatë dhe varet shumë nga proceset e ngarkuara gjyqësore, në formën e ankandeve të shumëfishta me çmime minimale të përcaktuara dhe regjime problematike të të drejtave të pronësisë.
  • Kuadro ligjore të pazhvilluara për ristrukturimet problematike, që vazhdojnë të nënkuptojnë që firmat që mund të jenë potencialisht likuide, përfundojnë në likuidime të zgjatura, me një rimëkëmbje të ulët të huas.
  • Ristrukturimi jashtë gjykatës, si një mjet i shpejtë dhe me kosto eficiente për të zgjidhur borxhin është i papërdorur në shtetet e Ballkanit. Letonia dhe Rumania i kanë reformuar sistemet e tyre që nga kulmi i krizës.
  • Dobësia dhe mungesa e eficiencës në kuadrin ligjor institucional vonojnë zgjidhjen e NPL-ve. Sistemet gjyqësore të ngarkuara, kostot e kripura gjyqësore dhe vendimet gjyqësore të paparashikueshme dhe jo konsistente janë pengesa kyçe.
  • Zbritshmëria e taksave për provigjionet për huat e humbura dhe fshirjen e huave shpesh janë të kufizuara, megjithëse disa vende të Ballkanit, si për shembull Shqipëria, kanë kaluar së fundmi ligje për të tejkaluar këto dobësi.
  • Së fundmi, tregjet e pazhvilluara për aktivet me probleme kufizojnë punën për zgjidhjen e NPL-ve, pavarësisht përpjekjeve të fundit nga disa qeveri të Ballkanit Perëndimor (p.sh., Mali i Zi) për të krijuar këtë treg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/telashe-me-kredite-e-keqija/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala