Teknologjia e prodhimit të karotës

Autori:Gazeta Fjala

karrota

Në teknologjinë e prodhimit të karotës, përgatitja e mirë e tokës është gjithashtu e një rëndësie të veçantë. Ajo ka fara të vogla dhe që mbijnë me vështirësi, kështu që ajo kërkon toka të përgatitur shumë mirë.  Mbjellja e karotës mund të kryhet në kohë të ndryshme të vitit, por afatet më të zakonshme janë në pranverë (Janar-Shkurt) dhe vjeshtë (Gusht-Shtator). Mbjellja bëhet në rreshta, me dorë në sipërfaqe të vogla, ose e mekanizuar. Meqenëse karota ka farë të imët, ajo përzihet me rërë, për ta shpërndarë më lehtë dhe uniformisht. Farat e tyre mund të përzihen gjithashtu edhe me farë sallate, e cila meqenëse mbin shpejt, shërben si shënues i rreshtave të bimëve ende të pambira.

Midis shërbimeve pas mbjelljes tre janë më të rëndësishmit; ujitja, rrallimi dhe lufta kundër barërave të këqija. Ujitja është e domosdoshme për sigurimin e mbirjeve. Duhen disa ujitje në formë shiu, çdo 2-3 ditë, derisa të fillojë mbirja e bimëve. Ujitjet vazhdojnë edhe gjatë vegjetacionit, por gjithmonë me norma të vogla uji dhe pa lejuar të formohen vatra uji mbi tokë. Në të kundërt bimët preken rëndë nga sëmundjet kërpudhore.

Rrallimi është proces shumë i rëndësishëm për sigurimin e numrit optimal të bimëve. Ai kryhet në fazën e 2-3 gjetheve, duke lënë vetëm 150-200 bimë/m2 Moskryerja e rrallimit, ose kryerja me vonesë e tij e ul prodhimin dhe dëmton cilësinë e frut rrënjorëve. Luftimi i barërave të këqija është jetik për bimët e porsambira. Luftimi i tyre bëhet duke i trajtuar tokën para, ose gjatë mbjelljes me herbicide me natyrë selektive. Luftimit të barërave të këqija i shërbejnë gjithashtu prashitjet periodike, të cilat në përgjithësi shoqërohen me plehra kimike. Karota reagon shumë mirë ndaj fosforit kur është në moshë të re. Për këtë arsye, plehërime shoqëruese me azot dhe fosfor janë shumë të dobishme për mbjelljet e hershme të karotës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/teknologjia-e-prodhimit-te-karotes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala