Të mërkurën përsëri protestë

Autori:Gazeta Fjala

Shpendi ne proteste

Organizata Protestoj nëpërmjet një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestën e radhës, e cila do të mbahet të mërkurën në ora 18:00.

Organizatorët kanë thënë se do të protestohet për drejtësi, për barazi par ligjit dhe siguri civile.

Ata kanë ftuar qytetarët e pakënaqur t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

Njëri nga organizatorët Gramoz Buqinca tha se edhe deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçit janë një arsye më shumë për t’u protestuar.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu tha se procesi i Vettingut të gjyqësorit duhet të përcillet edhe nga ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë për ta pasur një rezultat sa më real e jo të kapur nga politikanët e Kosovës.

Ndryshe, protestat kanë filluar të mbahen pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili është marrë me çështjen e listave të veteranëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-merkuren-perseri-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala