Të martën bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_kuvendi15002233771501132485-650x358

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës këtë të martë nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Pikat e tjera të rendit të ditës për seancën e nesërme, janë:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-marten-behet-shqyrtimi-i-pare-i-projektligjit-per-buxhetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala