Të jetosh në Finland dhe të mos studiosh është mekat

Autori:Mendohije Krelani

29004356_1724763867547155_727528338_n

Të thjesht, të qetë, punëtor, miqësor, mikëpritesa, motivues, përkrahës. Kështu janë stafi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në JAMK Juvaskyla ne Finland.

Ky është mendimi im tani si studente e nivelit Master në këtë Universitet. Dhe padyshim qe me njerëz të tillë, Finlanda ka arritur të ketë një shtet te zhvilluar ekonomikisht, por edhe një sistem te avancuar arsimor, sistem i cili është duke u vlerësuar lart edhe nga vendet e tjera.

Të jetosh ne këtë vend dhe të mos studiosh është mekat. Them mëkat për arsye se vetem a je i interesuar për te studijuar, përkrahja dhe motivimi i mësimdhënësve është në maksimum. Por, normalisht edhe kushtet për të arritur suksesin e merituar nuk mungojn, ku mundësia e studimit është në lëndë të caktuara edhe nga distanca, pra nga vendet e ndryshme.gncvg

Ndërsa, mos të flasim për paisjet teknologjike, ku derisa në shumë shtete ndihet mungesa e kabineteve te informatikës, këtu flitet për robotikën, realizimi i lojërave të ndryshme nga studentët, krijimi dhe menaxhimi i web faqeve të ndryshme etj etj.

screen-13.28.43[16.03.2018]

Ndërsa, as mungesa e literaturës nuk mungon, ku libraria është e stër mbushur me literaturë të ndryshme që janë në dispozicion të studentëve, dhe padyshim që ekziston edhe qasja në literaturën online.

Viagra Soft purchase screen-13.28.57[16.03.2018]

Ndërsa, e veçanta është se studentët janë të lirë që të shërbehen me kafe dhe qajëra të ndryshme në koridoret e Universitetit, si dhe ushqimi në bufe, ku çmimet për studentët e këtij Univeristeti ishin përgjysmë më lirë. Por, kjo nuk është e gjitha, shteti gjithashtu lirime për studentët ofron edhe në biletat e autobusëve, trenave dhe në shërbime tjera.

 

screen-13.29.27[16.03.2018] Brand Cialis purchase
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në JAMK është një institucion ndërkombëtar i arsimit të lartë me ekspertizë në 8 fusha të ndryshme të studimit. Në JAMK janë më shumë se 8,000 studentë nga mbi 70 vende.
Çdo vit 1.000 student ndërkombëtar janë pjesë e këtij Universiteti. Për më tepër, stafi akademik ndërkombëtar sjellë shtimin e vet frymëzues në atmosferën multikulturore. JAMK ka frymën e sipërmarrjes; rrjedhimisht ofrojnë një bazë të mirë për ata që duan të jenë sipërmarrës. Çdo vit, rreth 20 kompani të reja themelohen nga studentët e JAMK. Ka kërkesa për të diplomuarit e JAMK-it: ata kanë njohuri, llojin e duhur të qëndrimit dhe krenarinë për aftësitë e tyre profesionale. Të jesh profesional ofron më shumë zgjedhje në jetë dhe në karrierë. Prandaj, pa dyshim e ardhmja fillon këtu!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në JAMK është partner global, një partner i shkëlqyer në stafin akademik dhe mobilitetin e studentëve.

screen-13.29.38[16.03.2018]
JAMK është një nga universitetet më të njohura të shkencave të aplikuara në Finlandë. JAMK gjithashtu ka disa kampuse në qytetin e Jyvaskylas dhe një kampus në Saarijarvi, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh dhe mundësi të shumta.|
Studentëve u ofrojnë shërbime të shkëlqyera. Për studentët ndërkombëtarë ofrojnë ndihmë materiale, tutorin dhe një program të familjes mik. Organizojnë kurse të gjuhës finlandeze për studentët ndërkombëtarë, si dhe kurse në gjuhëve të tjera. Atmosfera efikase, por e relaksuar e JAMK-ut, garanton një eksperience të pasur të studimit finlandez.
Përsosmëria e sukseseve dhe rezultateve është e rëndësishme. Me menaxhimin e cilësisë, JAMK ka siguruar cilësinë akademike në Finland, si dhe shërbimet e ofruara kanë marrë njohje kombëtare dhe ndërkombëtare për cilësinë e saj të lartë.
Cilësia e mirë e mësimit nga pikëpamja e studentëve dhe e jetës së punës është jetike për suksesin e një universiteti. Cilësia matet vazhdimisht, dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera. Suksesi i këtij viti në cilësinë e mësimit ishin auditimi ndërkombetar i sistemit te cilësisë së JAMK dhe akreditimi i EPAS ne programin e Biznesit Ndërkombëtar. Këto njohje tregojnë se cilësia e trajnimit të JAMK-së është e shkëlqyer, madje edhe në shkallë ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-jetosh-ne-finland-dhe-te-mos-studiosh-eshte-mekat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala