Të hënën ndryshime në Qeveri

Autori:Gazeta Fjala

qeverite-780x439

Burime pranë Kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen nteresimit të Top Channel lidhur me një lajm të përhapur në media se priten dorëheqje në Qeveri duke bërë të ditur se hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik.

Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vërtetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.

Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë Qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur atë të ekzekutojë planin e tij. Kështu, PS hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar. se të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik.

Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vërtetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.

Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë Qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur atë të ekzekutojë planin e tij. Kështu, PS hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-henen-ndryshime-ne-qeveri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala