Të droguar nga ushqime dhe pije të ndryshme

Autori:Gazeta Fjala

karota

Keni dëgjuar shumë herë për njerëz të cilët janë vartës të substancave narkotike, por jo për disa të tjerë të cilët janë të “droguar” pas disa ushqimeve apo pijeve të ndryshme!

Ju ftojmë t’u hidhni një sy të vërtetave interesante…

 

 

5. Vajza australiane piu për 8 muaj vetëm një pije energjike dhe humbi 44,5 kg.

Një vajzë nga Australia vendosi të humbte peshë pas kilogramëve e të shumtë që i kishte marrë nga kequshqyerja dhe moskryerja e aktiviteteve fizike. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, do të thoni ju. E drejtë, por mënyra që ajo zgjodhi për të bërë këtë gjë, ishte mjaft e çuditshme: pinte vetëm një pije energjike dhe asgjë tjetër. Një ide shumë e keqe, e cila e ndihmoi të humbte 44.5 kilogramë në 8 muaj, duke e dobësuar atë në maksimum. Përveçse vuante nga ankthi i vazhdueshëm, 23-vjeçarja nga Zelanda e Re u godit edhe nga një atak kardiak, i cili për pak i mori jetën.

 

4. Vendosi të hante vetëm karota: dëshironte që të bëhej “portokalli”

Një bast i pazakontë, ai i një vajze me shoqet e dhomës së saj: objektivi ishte që të hanin shumë karota, sa më shumë të mundnin dhe vetëm këtë lloj ushqimi, për të pasur një lëkurë…totalisht me ngjyrë “portokalli”! Por pasi kaluan disa ditë përveç karotave, ato filluan të pinin edhe një lloj lëngu po me përbërje karote. Sigurisht ato nuk e arritën qëllimin e tyre sepse kjo është një gjë e parealizueshme.

 

3. Gjatë Kreshmës pi vetëm birra dhe ujë

Një burrë ka bërë një sakrificë shumë të ndryshme nga e zakonshmja: përgjatë gjithë periudhës së Kreshmës, vendosi që të ushqehej vetëm me birra dhe ujë! Ai ka thënë se është frymëzuar nga një grup murgjish bavarezë, të cilët e quanin birrën e prodhuar nga vetë ata si “bukë e lëngshme”, e që e përdornin në një periudhë të caktuar kur u ndalohej të hanin.

 

2. Vdiq, sepse pinte 10 “Coca-Cola” çdo ditë

Pirja e sasisë së madhe e “Coca-Cola” ishte shkaku kryesor për vdekjen e një gruaje 30-vjeçare në Zelandën e Re, bëjnë të ditura mediat online duke iu referuar një mjeku ligjor.

Natasha Harris pinte deri në 10 litra të pijes së famshme joalkoolike çdo ditë. Kjo është dyfishi i sasisë maksimale të rekomanduar për marrjen e kafeinës dhe 11 herë më e lartë se sa doza e rekomanduar e sheqerit. “Coca Cola” argumentoi se nuk mund të provohet se produkti i saj ndikoi në vdekjen e Harris. Nëna e tetë fëmijëve nga qyteti Invercargill, pati vuajtur nga shëndeti i dobët gjatë shumë viteve. Familja e saj tha se ajo kishte pësuar varësi nga “Coca Cola” dhe kishte të gjitha problemet që pësojnë të droguarit që lënë drogën, përfshirë dridhjet, nëse ajo nuk pinte lëngun e kuq. Ajo pinte “Coca Cola” gjatë të gjithë ditës, ndërsa dhëmbët i kishin rënë nga sasia e stërmadhe e sheqerit.

 

1. Një burrë përdori yndyrat e trupit të tij për të skuqur qoftet për miqtë

Ai e bëri këtë gjë pasi kreu një ndërhyrje estetike. Nuk e besoni? Është absolutisht e vërtetë! Burri, me profesionin artist, kishte një problem serioz me peshën, ndaj dhe përballoi me sukses liposuction-in (heqjen e yndyrave nga trupi) për t’i dhënë fund shqetësimit të tij. Por, më pas, i erdhi një ide me të vërtetë e çuditshme: me yndyrën që i hoqën mjekët, skuqi qoftet që do t’ua shërbente miqve të tij gjatë një mbrëmjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-droguar-nga-ushqime-dhe-pije-te-ndryshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala