Të dorëhequrit e Vetëvendosjes heshtin përpara ndarjes

Autori:Gazeta Fjala

dari-633x300

Kalimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës bashkë me liberalizimin e vizave do ti hapë rrugë edhe formimit të partisë së re të të Dardan Molliqajt e të dorëhequrve tjerë nga Vetëvendosje.

Para pak ditësh Infokusi ka raportuar se shumë shpejtë do të zyrtarizohet ndarja në këtë parti ndërsa mësohet se po pritet vetëm të kaloi demarkacioni në Kuvend.
Viagra Sublingual order

Ndonëse nuk flasin publikisht, infokusi ka mësuar nga grupi i të dorëhequrve se ata jo vetëm se do krijojnë një grup të ri parlamentar, mirëpo ata do të shkëputën krejtësisht nga kjo parti për të formuar më pastaj një subjekt politik.

Brand Cialis
Sipas asaj që mëson Infokusi, ata madje as nuk do ta mbështesin pjesën tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër vendime dhe qëndrime politike.

E pyetur lidhur me këto zhvillime në Vetëvendosje, deputetja Donika Kadaj- Bujupi nuk ka dashur të prononcohet lidhur me diçka të tillë. Ajo ka thënë se shumë shpejtë do të njoftohemi për zhvillimet e reja.

“Nuk kisha dashur të prononcohem për diçka të tillë, ju njoftojmë së shpejti për gjithçka”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Njëjtë me deputeten Kadaj-Bujupi, edhe deputetet të tjerë nga Vetëvendosje nuk dëshirojnë të prononcohen nëse do të ketë zhvillime të reja përbrenda kësaj partie.

Pothuajse të gjithë lënë të hapur mundësinë që do të këtë zhvillime të reja, por nuk duan të tregojnë gjëra konkrete, përpos që thonë se do të njoftoheni shumë shpejtë.

Deputetët Visar Ymeri, Aida Durguti dhe Rexhep Selimi, Besa Baftiu, Shqipe Pantina, e disa të tjerë ose nuk duan të përgjigjen fare ose deklarojnë që shumë shpejtë do të dalin me informacione të reja lidhur me këtë temë.

Ndërkaq Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Prishtinës, Yll Rugova, i cili tashmë ka treguar pozicionin e tij në këtë parti ka thënë se në Lëvizën Vetëvendosje nuk do të ketë ndarje, përpos që do të ketë largim të disave nga kjo parti.

“Ajo çka mundem me thënë është se Vetëvendosje nuk do të ketë ndarje, por do të ketë largim të disa njerëzve, ngase partia do të mbete ajo që është. Nuk mund të flas për veprimet e të dorëhequrve, besoj që duhet të tregojnë vet ata”, ka thënë Rugova.

Kujtojmë që përçarjet në këtë parti ishin të kamotshme, megjithëse ato u bënë publike me daljen e një mesazhi të deputetes Aida Dërgutit me karakter ofendues për tani liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./Infokusi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-dorehequrit-e-vetevendosjes-heshtin-perpara-ndarjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala