Të burgosurit në grevë urie

Autori:Zekirja Shabani

burgosur

Tre të burgosur kanë hyrë në grevë urie në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar koordinatori i KMDLNJ-së për Prizren, Bashkim Kajdomçaj.

“Me 13.02.2015, sipas burimeve të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, tre të dënuar kanë hyrë në grevë urie. Shkaku i grevës është shprehje e pakënaqësisë me Gjykatën e EULEX-it, përkatësisht vendimit për plotfuqishmëri”, thotë Kajdomçaj, transmeton “PrizrenPress”.

“Skender Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj të dënuar secili me më shumë se 5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i, janë të pakënaqur me stërzgjatjen e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës së EULEX-it”.

“Të njëjtit janë të dënuar nga shkalla e parë nga EULEX për rastin e Dobrosinit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/te-burgosurit-ne-greve-urie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala