Tayna ju çmend me fustanin e kuq

Autori:Gazeta Fjala

tyna-600x360

Duke qenë një prej këngëtareve më të suksesshme aktuale, Tayna është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Profili i saj në Instagram ndiqet nga më shumë se një milion njerëz, ndërsa krahas imazheve që janë pjesë e karrierës artistike, ajo ndaj edhe fotografi që vë në plan të parë dukjen e saj.

Dhe sa herë që poston imazhe të tilla, interesimi i fansave është shumë i madh për yllin e tyre të admiruar.

Gjatë të shtunës, Dortuntina Shala (emri i vërtetë i reperes) e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar në mënyrë atraktive e veshur me fustan të kuq që vinte në pah bukurinë e saj. Vetëm për disa orë, postimi ka marrë qindra mijëra pëlqime.

Në ndërkohë është raportuar se Tayna është në përgatitje të këngës së re, të cilët pritet ta sjellë në një të ardhme të afërt.

https://www.instagram.com/p/B3hanAoAWLK/?utm_source=ig_embed

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tayna-ju-cmend-me-fustanin-e-kuq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala