Tatimet: Bizneset po ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, do i çojmë për ndjekje penale

Autori:Gazeta Fjala

llogari

Administrata tatimore në këtë fillim viti ka konsatuar tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin pa u pajisur me Certifikatën e regjistrimit (NUIS).

Tatimet kujtojnë të gjithë individët, se zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kryejnë shitje me shumicë se kryerja e transaksioneve me individë të paregjistruar, duke tregtuar mallra apo shërbime me qëllim rishitjen e tyre, përbën kundravajtje administrative dhe do të penalizohet sipas parashikimeve të nenit 44, 124 dhe 128, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Administrata tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve se është koha për t’u regjistruar dhe se shumë shpejt do të fillojë vizitat në territor për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar./monitor.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tatimet-bizneset-po-ushtrojne-aktivitet-te-paregjistruar-do-i-cojme-per-ndjekje-penale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala