Talenti brazilian në Real Madrid për teste mjekësore

Autori:Gazeta Fjala

15053048420433_1505384744-9350938

Real Madridi është buzë blerjes së një adoleshenti tjetër brazilian me të ardhme të ndritur.

Sipas presidentit të klubit Gremio Novorizontino, Genilson da Rocha Santos, talenti i ri Rodrigo Rodrigues ndodhet në Madrid për teste mjekësore, transmeton Express.

Mesfushori atakues, vetëm 17 vjeç, ende nuk ka zënë vend në ekipin e parë të Gremios, por fitoi vëmendje vitin e kaluar kur debutoi ndaj Santosit.

“Rodrigo është në Madrid duke i kryer testet mjekësore, dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, ai do të nënshkruajë për gjashtë vjet me Real Madridin”, ka thënë Rocha Santos.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/talenti-brazilian-ne-real-madrid-per-teste-mjekesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala