Takohen Delawie dhe Todosijeviq, diskutojnë për Asociacionin

Autori:Gazeta Fjala

todo

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ivan Todosijeviq, ka pritur në kabinetin e tij ambasadorin amerikan, Greg Delaëie. Në takim është biseduar për pozitën e minoriteteve, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Todosijeviq në takim, edhe një herë ka theksuar si prioritet formimin e  Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjet të cilat ende nuk janë zbatuar plotësisht.

Përveç procesit të privatizimit në mjediset me shumicë serbe dhe kthimit të zhvendosurve, në takim është folur edhe për zhvillimin ekonomik, transmeton Klan Kosova

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/takohen-delawie-dhe-todosijeviq-diskutojne-per-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala