Tahiri takohet me Shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova

Autori:Gazeta Fjala

tahirir

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri , gjatë ditës së sotme është takuar me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Tahiri, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur që janë takuar me Apostolovën, në një takim ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Britania e Madhe, Suedia dhe Holanda.

Nga fotografia e postuar nga Tahiri, shihet se pjesë e këtij takimi ishte edhe deputeti nga rradhët e AKR-së, Islam Pacolli.

Tahiri shkruan se ata mbetën me shpresë se Kosova dhe populli I saj janë duke ecur drejt rradhitjes me vendet e Bashkimit Europian, transmeton lajmi.net.

Ky është shkrimi i Tahirit në Facebook :

“Po ndodh tani!

Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, na bëri ftesë që të diskutoj me ne, për ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë. Aty ishin edhe përfaqësues, nga; Britania Madhe, Suedia, dhe Holanda.

Ne mbetëm me shpresë, se Kosova dhe pupullit i saj janë duke ecër drejt radhitjes me vendet e Bashkimit Europian.
E gjithë k’jo n’varet se si duan të punojnë me përkushtim për popullin e Kosovës, e gjithë klasa politike e vendit. ”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tahiri-takohet-me-shefen-e-be-se-ne-kosove-natalyia-apostolova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala