Tahiri: Pas largimit të EULEX-it në qershor, duhet miratuar 8 ligje të reja

Autori:Gazeta Fjala

Eulex-1-650x358

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se në prag të përfundimit të misionit të EULEX-it së bashku me organet e tjera të drejtësisë janë duke punuar në zëvendësimin e këtij misioni.

Ai ka thënë se pas përfundimit të misionit të EULEX në qershor duhet ndryshimi dhe plotësimi i 8 ligjeve, nder ta ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, prokurorinë, privatizim e disa të tjera, shkruan lajmi.net.

Këto komente Tahiri i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku është vendos edhe që Kuvendi të bëjë përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje të qeverisë është miratuar emërimi i dy anëtarëve të bordit të drejtorëve në Kompaninë Ibër-Lepenci. Ata janë Muharrem Xhemajli dhe Liridon Zogiani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tahiri-pas-largimit-te-eulex-it-ne-qershor-duhet-miratuar-8-ligje-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala